Contador: Diferenca me Froome është e madhe

13/07/2015 00:00

Alberto Contador, një nga favoritët për fitimin e Turit të Francës, pranon se diferenca prej 1 minute e 3 sekondash me kryesuesin e renditjes së përgjithshme, Chris Froome, është e madhe, por nënvizon se etapat malore mund t’i japin mundësi për ta shkurtuar atë.

“Është një diferencë e madhe, por ende ka shumë etapa dhe nuk kemi arritur malin. Ka ende shumë mundësi për të shkurtuar diferencat”, tha çiklisti spanjoll i Saxo Tinkoff.

Contador tha se Froome po paraqitet shumë mirë deri në këtë pikë të Turit: “Është shkëlqyeshëm dhe e tregoi në Murin e Huy-t. Në një ngjitje ku nuk ishte favorit, për pak sa nuk fitoi”.

Në lidhje me etapat malore që do të nisin të martën, Contador u shpreh: “Nëse do të më jepet mundësia, do të sulmoj. Ndoshta jam pak i lodhur nga Xhiroja e Italisë, por nuk mendoj se lodhja do të ndikojë, pasi të gjithë do të lodhemi. Gjithçka mund të ndodhë deri në Paris”.

Top Channel