Njeriu që u shfaq përgjatë gjithë kësaj kohe si mbështetës i Athinës, presidenti francez Francois Hollande, deklaroi se marrëveshja i lejon Europës të ruajë integritetin dhe solidaritetin e saj.

“Ne treguam se ishim të aftë të zgjidhnim një krizë që e ka kërcënuar zonën e euros prej vitesh të tëra. Do të ketë një riprofilizim të borxhit duke shtuar maturimin dhe do të ketë negociata për normat e interesit. Këto janë të gjitha pjesë e marrëveshjes”, tha Hollande.

Hollande theksoi se Tsipras mori një vendim shumë të guximshëm me pranimin e marrëveshjes.

“Ishte një vendim i guximshëm nga ana e Tsipras. Ai kërkoi për reforma të tjera, por në të njëjtën kohë e dinte se kjo ishte mënyra e vetme për të marrë financimin”, tha Hollande.

Top Channel