Djokovic triumfon në Wimbledon

12/07/2015 00:00

Novak Djokovic mundi 3-1 me sete zviceranin Roxher Federer dhe fiton turneun e Wimbledonit, turneu i tretë Grand Slam për vitin 2015.

Ky është triumfi i dytë radhazi i serbit në Londër dhe i treti në karrierën e tij si tenist.

Vetëm 2 sete arriti të luftojë zvicerani Federer, madje barazoi 1-1, por më pas Djokovic tregoi se është shumë herë më lart se ai në formën sportive, duke fituar me lehtësi dy setet e mbetura.

Ky është trofeu i nëntë në turnetë Slam për serbin 28-vjeçar, i cili vazhdon të kryesojë renditjen botërore.

Top Channel