Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 04:20 në qendër të Kumanovës.

Policia ka njoftuar se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, duke lënë të thyer disa xhama nga ndërtesa e cila ndodhet në afërsi të ngjarjes.
Autorët dhe lloji i mjetit që shkaktoi eksplodimin ende nuk dihen.

Kjo ngjarje ka rikthyer frikën në Kumanovë. Banorët, dyshojnë se këto skenarë kanë për qëllim të kthejnë pasigurinë dhe të destabilizojnë qytetin.

Ministri i punëve të Brendshme Mitko Cavkov, ka theksuar se policia do ta shqyrtojë në detaje shpërthimin që ndodhi mëngjesin e së shtunës në qendër të Kumanovës. Ai, tha se MPB-ja me vëmendje po ndjek situatën e sigurisë në vend. Sipas tij, rreziqe dhe indikator për prishjen e gjendjes së sigurisë, ka jo vetëm në Maqedoni, por edhe në disa shtete tjera të BE-së.

Në një analizë për Maqedoninë të publikuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, flitet për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në vend në rast se së shpejti nuk zgjidhjet kriza politike dhe nuk normalizohet gjendja.

Dy muaj në parë, Lagjen e Trimave në Kumanovë ndodhi një përleshje e armatosur midis forcat maqedonase të sigurisë dhe një grupi të armatosur ku mbetën të vrarë 18 persona , tetë policë dhe dhjetë anëtarë të grupit.

Top Channel