Milani fiton 5-1 nën drejtimin e Mihajlovic

11/07/2015 00:00

Serbi Sinisa Mihajlovic e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të Milani si trajner, duke fituar 5-1, megjithëse ndaj një kundërshtari modest.

Në miqësoren e parë sezonale, kuqezinjtë kaluan me lehtësi Aliciones, duke u shfaqur në formë të mirë.

Kuqezinjtë u befasua jo pak kur pas 5 minutave lojë, Gennarelli kaloi në avantazh Alicionen. Gjithsesi reagimi i Milanit nuk mungoi me De Jong, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19.

Në pjesën e parë Milani realizoi edhe dy herë të tjera me Polin dhe Cercin, ndërsa fitorja 5-1 e skuadrës së Mihajlovic u vulos nga një dygolësh i Niang.

Top Channel