Finalja e madhe e Wimbledon, Federer vs Djokovic

10/07/2015 00:00

Finalja e madhe e tenistit në Wimbledon do të jetë një finale klasike, një përballje e parë shpesh vitet e fundit.

Roger Federer mposhti Andy Murray 7-5, 7-5, 6-4 dhe mori biletën e dytë të finales së të dielës, ku e pret numri një i botës, Novak Djokovic, i cili mposhti një ditë më parë Richard Gasquet me rezultatin 3-0.

Federer shfaqi një formë të mirë në takimin me britanikun Murray, i cili i njohur meritat kundërshtarit.

“Mund të kishim një rezultat tjetër në fund, po të isha treguar më i zgjuar. Megjithatë, Roger ishte në formë sot, sidomos në shërbim. E meritoi plotësisht fitoren”, tha Murray.

Vetë Federer, i pyetur mbi mundësitë për të arritur një fitore me Djokovic tha: “A mund ta mposht? Të shohim. Novak është një tenist i fortë dhe ka punuar shumë për të qenë në këto nivele. Di si ta mposht, por ky rast është ndryshe dhe këtë do ta provoj të dielën”.

Top Channel