Grupi Ndërkombëtar i Krizave paralajmëron se situata në Maqedoni mund të përshkallëzohet aspektin e sigurisë, nëse nuk normalizohet së shpejti.

Kjo organizatë ndërkombëtare vlerëson se Maqedonia po lëkundet nga skandali i rrjedhjes së përgjimeve që po zbulon një sistem shtetëror të kapur dhe të korruptuar nga partia në pushtet, por dhe nga përleshja e armatosur në Kumanovë, që ndodhi dy muaj më parë.

Në analizën e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me titull “Demontimi i Bombave”, nënvizohet dhe fakti që opozita maqedonase është tërhequr nga dialogu për zgjidhjen e krizës.

Kjo organizatë vlerëson se institucionet e diskredituara shtetërore në Shkup nuk mund të përballen të vetme me këtë situatë dhe i bën thirrje BE-së të nxisë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta trajtonte kapjen e përmes një monitorimi ndërkombëtar.

Më tej në analizë thuhet se, Maqedonia dhe Kosova, po ashtu të ndihmuara, do të duhej ta hetojnë bashkarisht rastin e Kumanovës.

Brukseli, vijon analiza, duhet t’i dyfishojë përpjekjet për t’i bindur udhëheqësit e Maqedonisë që të rikthejnë besimin në qeveri përmes arritjes së një marrëveshjeje midis liderëve partiakë, ku si pikë e parë të propozohet formimi i qeverisë kalimtare.

Këto paralajmërim të Grupit Ndërkombëtar të Krizave për përkeqësimin e situatës në Maqedoni nuk i ka komentuar asnjë zyrtar i qeverisë në Shkup.

Top Channel