Turi, ditë e mirë për britanikët, Cavendish fiton etapën, Froome fanelën e verdhë

10/07/2015 00:00

Duhej pritur etapa e shtatë e këtij turi për të parë Mark Cavendish fitues. Çiklisti britanik kaloi i pari vijën e finishit në garën e gjatë 190.5 kilometra.

Cavendish u tregua më energjik në fund të garës, duke parakaluar Andre Greipel dhe Peter Sagan, të renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë.

Ky ishte triumfi i parë në një etapë të Turit të Francës për Cavendish, i cili kish harruar ta bëntë një gjë të tillë që prej etapës së 13-të në turin e dy viteve më parë.

Ndërkohë, britaniku tjetër, Chris Froome rimori fanelën e verdhë.

Të shtunën zhvillohet etapa e tetë, Rennes-Mur de Bretagne, e gjatë 181.5 kilometra dhe 2 mijë metër ngjitje. 

Top Channel