Trajneri i Danimarkës: Vendim i pakuptueshëm

10/07/2015 00:00

Trajneri i Danimarkës, skuadrës që tashmë renditet në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Shqipëria, në grupin I të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016”, deklaroi se vendimi i CAS-it për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë është i “pakuptueshëm”.

“Nuk e kuptoj aspak. Duket se gjërat shkojnë gjithmonë kundër nesh”, tha Morten Olsen për gazetën daneze ‘Ekstra Bladet’.

Më 4 shtator, Shqipëria do të luajë në transfertë pikërisht me Danimarkën, sfidë që mund të rezultojë vendimare për kualifikimin direkt të kuqezinjve. Formacioni i De Biasit mund të luajë edhe për barazim në Danimarkë, duke shpresuar në një tjetër rezultat pozitiv në “Elbasan Arena” më 7 shtator ndaj Portugalisë. Pikërisht, nisur nga kjo gjë, trajneri i Danimarkës duket shumë i shqetësuar për vendin e dytë të këtij grupi.

Top Channel