Edi Rama: Ja ç’ domethënë drejtësi europiane!

10/07/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama e përshëndeti vendim Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, duke deklaruar se drejtësia europiane bëri punën e saj.

Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë tha: “Supeeeer! Ja ç’ domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!!”

Presidenti i Republikës gjithashtu uroi kombëtaren shqiptare për këtë vendim. “ Urime Ekipit Kombëtar. Përpara!”- shkruan presidenti në faqen e tij, ndërsa kryeparlamentari shqiptar përshëndeti përmes metodës tradicionale, asaj të prononcimit për mediat.

“E uroj ekipin kombëtar dhe të gjithë shqiptarët kudo ku janë për vendosjen e drejtësisë dhe triumfin e sportit. Uroj në mënyrë të veçantë familjarët e futbollistëve, të cilët përjetuan me ankth momentet e dhunës në atë ndeshje. Uroj dhe shqiptaro-italianin Gianni De Biasi”, tha Meta.
Fitore e së vërtetës mbi padrejtësinë, e ka cilësuar kryetari i opozitës, Lulzim Basha vendimin e CAS-it. “Perpara shqipe!”- shkruan Basha në profilin e tij.

Vendimi pro Shqipërisë, pothuaj surprizë për të gjithë, është përshëndetur edhe nga Komisioni i Ligjeve, që në momentin kur njoftimi u bë publik, ishte duke zhvilluar mbledhjen e radhës.

Top Channel