Interi e merr seriozisht garën për titull. Edhe Jovetiç drejt Milanos

10/07/2015 00:00

Një tjetër lojtar i klasit të lartë është shumë pranë transferimit te Interi. Mediat Italianë shkruajnë se zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me agjentin e malazezit Jovetic.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës, aktualisht të Manchester City, Jovetic ishte në krye të listës së dëshirave të trajnerit Mancini për një Inter konkurrues në Serinë A dhe tashmë duket se edhe kjo lëvizje po bëhet realitet.

Pas një takimi që zgjati për orë të tëra, drejtuesit e Interit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me shqiptarin nga Tetova, Fali Ramadani, i cili është agjent i sulmuesit. Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, por shuma që do të përfitojë lojtari nuk është bërë publike.

Duket se edhe marrëveshja me drejtuesit e City-t është shumë pranë, pasi zikaltrit kanë ofruar 20 milionë euro për sulmuesit dhe sipas mediave italiane, kjo ofertë është pranuar dhe në ditët në vijim pritet edhe zyrtarizimi.

Në rast zyrtarizimi, Jovetic do të ishte lojtari i pestë që do t’i bashkohej Interit në këtë merkato. Deri tani janë afruar Joao Miranda, Jeison Murillo, Martin Montoya dhe Geoffrey Kondogbia.

Top Channel