Etapa e gjashtë e Turit të Francës rikthen çiklistët në Le Havre pas 20 vitesh

09/07/2015 00:00

Sot do të zhvillohet etapa e gjashtë e Turit të Francës, 191.5 kilometra e gjatë. Çiklistët janë nisur nga qytetit i Abevil dhe etapa do të përfundojë në Le Havre, qytet në të cilin turi rikthehet pas 20 vitesh.

Do të jetë një etapë përgjithësisht fushore, por nuk përjashtohen surprizat, aq më shumë kur në gjysmën e dytë të garës çiklistët do të jenë të ekspozuar ndaj erërave të forta, teksa do të pedalojnë buzë detit.

Era dhe shiu kanë qenë faktor në dy etapat e fundit, duke sjellë dhe aksidente në të cilat janë përfshirë shumë çiklistë.

Pas 5 ditëve të para, Turin e Francës e kryeson gjermani Toni Martin, i ndjekur nga Kris Frome me 12 sekonda më shumë. Ende nuk janë shfaqur në rolin e protagonistit ata që mendohet se janë favoritët për fitoren: italiani Nibali dhe spanjolli Kontador.

Top Channel