Tenis, Federer-Murray dhe Djokovic-Gasquet janë çiftet gjysmëfinaliste të Wimbledon-it

08/07/2015 00:00

Çerekfinalet e Wimbledon-it patën vetëm një surprizë: eliminimin e zviceranit Stan Wawrinka nga francezi Richard Gasquet, i cili fitoi 3-2 me sete.

6-4, 4-6, 3-6, 6-4 dhe 11-9 rezultati i një ndeshjeje që zgjati plot 3 orë e 30 minuta.

Tashmë, në çerekfinale numri 20 i botës do të ndeshet me numrin 1, serbin Novak Djokovic, i cili mposhti në 3 sete kroatin Cilic (6-4, 6-4 dhe 6-4).

Çifti tjetër gjysmëfinalist do të jetë Roger-Federer-Andy Murray. Të dy këta tenistë fituan 3-0 ndaj kundërshtarëve respektivë: Gilles Simon dhe Vasek Pospisil.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen ditën e premte.

Top Channel