Turi i Francës, Andre Greipel fiton etapën e pestë

08/07/2015 00:00

Andre Greipel është fituesi i etapës së pestë të Turit të Francës. Në vijën e finishit në Amiens, çiklisti gjerman i Lotto Soudal mposhti në sprintin final Peter Sagan dhe Mark Cavendish.

Kjo është fitorja e dytë për Greipel në këtë tur, pas asaj që arriti në etapën e dytë.

Edhe kjo etapë u karakterizua nga rënie të shumta të çiklistëve, të cilat nisën që në kilometrin e dymbëdhjetë. Si pasojë e një tjetër rrëzimi masiv, çiklisti Nacer Bouhanni është tërhequr nga Turi.

Pas etapës së pestë, fanela e verdhë e kryesuesit ka shkuar për Tony Martin.

Top Channel