Djokovic humbet durimin në Wimbledon

08/07/2015 00:00

Ndoshta temperaturat e larta dhe rezistenca e paparashikuar e kundërshtarit kanë ndikuar në një reagim aspak të këndshëm të Novak Djokovic ndaj një ndihmëseje gjatë ndeshjes, që tenisti serb fitoi me Kevin Anderson, pasditen e së martës.

Numri një i botës u pa t’i ulërinte pa takt mbledhëses së topave për shkak të vonesës së peshqirit. Pas reagimit të tij, vajza u pa e sikletosur për pak minuta, por mblodhi veten dhe vazhdoi detyrën e saj.

I pyetur në përfundim të ndeshjes për këtë incident, Djokovic kërkoi ndjesë, por u justifikua duke thënë se nuk kishte asgjë me vajzën dhe se ulëritja ishte për të motivuar vetveten.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel