Në fjalën e mbajtur para eurodeputetëve, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi se po bëhet e pamundura për të gjetur një zgjidhje me Greqinë, por duke pasur parasysh edhe vendet e tjera të monedhës së përbashkët.

“Komisioni dëshiron dhe po bën të pamundurën për të gjetur një marrëveshje, duke marrë parasysh që Eurozona nuk përbëhet nga një demokraci e vetme, por nga 19 të tilla. Një demokraci nuk është më e vlefshme se të tjerat”, tha Juncker.

Kreu i KE-së se po punohet për gjetjen e një marrëveshjeje që mbron interesin e zonës së monedhës së përbashkët, respekton zgjedhjen e popullit grek, por edhe interesat e 18 vendeve të tjera anëtare të Euros.

“Natyrisht duhet të shikojmë interesin e gjithë Eurozonës, të respektojmë zgjedhjen që njerëzit kanë bërë, por edhe të 18 demokracive të tjera”, tha ai.

Top Channel