Muller-Guardiola, sherr në stërvitje

07/07/2015 00:00

Pep Guardiola dhe Thomas Muller i kanë bërtitur njëri-tjetrit në një stërvitje të Bayern Munchen me dyer të mbyllura.

Sipas gazetës ‘Bild’, sherri ka nisur gjatë një ushtrimi ku Muller, Robben dhe Kurt duhet të luanin kundër një formacioni mbrojtës, duke u munduar të krijonin hapësira përmes qarkullimit të shpejtë të topit.

Ushtrimi nuk po shkonte ashtu siç kërkonte Guardiola, sipas të cilit topi nuk po qarkullonte shpejt. Trajneri spanjoll e ndërpreu stërvitjen, iu afrua Mullerit duke bërtitur e më pas shau në spanjisht dhe e gjuajti topin me forcë drejt portës.

“Epo, po shkoj në dush unë”, u përgjigj Muller duke bërtitur, por më pas u pendua dhe u pajtua me trajnerin e tij.

Stërvitja vijoi e qetë.

Top Channel