Turi i Francës, çiklistët do të përshkojnë një mini Paris-Rube

07/07/2015 00:00

Sot do të zhvillohet etapa e katërt e Turit të Francës, e cila është nga Sarenj në Kambre. Kjo etapë konsiderohet si një mini Paris-Rube, një ndër etapat më të famshme të Turit të Francës.

Vitin e shkuar, këtë etapë, e cila është e gjatë 223km, e fitoi Vincenzo Nibali. Një etapë e ndarë në 7 seksione dhe që është më e vështirë sesa Paris-Rube, sipas çiklistëve, pasi ka reliev të ndryshëm.

Në vitin 2014, Nibali ishte mbajtësi i fanelës së verdhë në prag të kësaj etape, ndërkohë që sot mund të jetë radha e Kris From.

Pas 3 etapave të para, fanelën e verdhë të Turit e mban australiani Kris From, i skuadrës Sky.

Top Channel