Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas rezultatit të referendumit të së dielës, që refuzoi masat e kërkuara nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.

Me anë të një postimi në Twitter të hënën, ai bëri të ditur se ministrat e Eurogrupit i kanë lënë të kuptojë se mungesa e tij do të vlerësohej shumë dhe për këtë arsye nuk do të jetë më ministër i Financave.

Gjithashtu, Varoufakis shtoi se edhe kryeministri Tsipras mendon se largimi i tij do e ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje me partnerët europianë.

Ai shtoi: Referendumi i 5 Korrikut do të mbetet në histori si një moment unik, kur një vend europian u ngrit ndaj presionit të borxhit”.

Top Channel