Kupa e Amerikës, Kili shpallet kampion për herë të parë. Argjentina mposhtet 4-1 me penallti

05/07/2015 00:00

Kili i gëzohet për herë të parë një trofeu madhor, e për më tepër trofeut më të rëndësishëm të Amerikës Latine, siç është Kupa e Amerikës, pasi mposht me penallti 4-1 Argjentinën e Lionel Messit, me të cilën u ndanë në barazim pa gola në kohën e rregullt dhe shtesat.

Një trofe historik, që për më tepër vjen duke mposhtur një rival, të cilin nuk e kishte mposhtur kurrë në Kupën e Amerikës. Po Argjentina ka qenë edhe para 60 vitesh, kur i ka mohuar suksesin në finalen e parë të arritur në një kompeticion të tillë.

120 minutat e lojës kanë qenë intensive dhe tepër luftarake, teksa të dyja skuadrat nuk mundën dot t’i shënonin kundërshtarit, pavarësisht se nënkampionët e botës kishin në 11-shen e zbritur në fushë edhe lojtarin më të mirë të botës.

Alexis Sanchez ishte autor i penalltisë decizive, ndërsa për Messin, kjo humbje shënon zhgënjimin e tretë në një finale të madhe, pas asaj të 2007-s në Kupën e Amerikës dhe asaj të 2014-s në Kupën e Botës. Me këtë fitore, Kili fiton edhe të drejtën për të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave të vitit 2017.

Top Channel