F1, Hamilton i pari në provat në Silverstone. Mercedes zapton vijën e parë

04/07/2015 00:00

Është e Lewis Hamilton koha më e mirë në përfundim të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë, e nënta nga 19 që ka Botërori i Formula 1.

Piloti i Mercedes do të niset kështu i pari në garën e së dielës, në pistën e Silverstonit, pasi ka arritur kohën 1’32”248, duke lënë pas shokun e skuadrës, gjermanin Nico Rosberg, me kohën 1’32”361.

Për të pestën herë rresht, vija e parë do të jetë e dominuar e tëra nga skuderia e Mercedes.

Ndërkohë, nga vija e dytë do të jenë dy makinat e Williams, të drejtuara nga braziliani Felipe Massa, që ka regjistruar kohën e tretë më të mirë, 1’33”085, i ndjekur nga finlandezi Valtteri Bottas, me 1’33”149.

Nuk kanë qenë në lartësinë e duhur performancat e dy garuesve të Ferrari-t, të dy të renditur në radhën e tretë, me kohën e pestë për Kimi Raikkonen, 1’33”379 dhe të gjashtën për Sebastian Vettel, 1’33”085. 

Top Channel