Provat e lira në Silverstone, Raikkonen dhe Vettel mes dy makinave Mercedes

03/07/2015 00:00

Nico Rosberg është renditur i pari në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Britanisë , ndërsa menjëherë pas tij janë renditur dy pilotët e Ferrarit, Raikkonen dhe Vettel.

Kampioni në fuqi i botës, britaniku Lewis Hamilton është renditur në vendin e katërt, me + 0.466 sekonda nga koha 1:34.155, e cila i mundësoi pilotit tjetër të Mercedes-it vendin e parë në sesionin e dytë të provave të lira.

Një paraqitje të mirë në dy sesionet e lira të provave të së dielës, bëri finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, i cili u rendit para shokut të tij të skuadrës. Por kjo është vetëm renditja e së premtes. Tashmë mbetet për t’u parë paraqitja e tij dhe jo vetëm në provat zyrtare të së shtunës dhe më pas në garën e së dielës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel