Shqiptarët në mbështetje të Partizanit në Norvegji

02/07/2015 00:00

Edhe pse ndeshja luhet në Norvegji, duket se Partizani do të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët e tij, por edhe shqiptarë të tjerë që në këtë rast mbështesin skuadrën e kuqe.

Rreth orës 15:00 tifozët u grumbulluan në një prej bareve të qytetit norvegjez dhe nën ritmin e muzikës, rreth orës 18:00 do të nisë marshimi drejt “Marienlyst Stadion”.

Nëpër rrjetet sociale, tifozët e Partizanit u bëjnë thirrje edhe shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Norvegji e Suedi, të jenë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme. 

Takimi Stromsgodset-Partizani është i vlefshëm për turin e parë të Ligës së Europës dhe do të nisë në orën 19:00.

Ndeshja do të gjykohet nga një treshe irlandeze, e përbërë nga Pol Meklauglin, Mark Gavin dhe Keneth Henesi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel