Contador: Na presin 3 javë të jashtëzakonshme

01/07/2015 00:00

Spanjolli Alberto Contador, një nga favoritët e Turit të Francës, që do të nisë të shtunën në Utreht të Holandës, të mërkurën bëri itinerarin e etapës së katërt, Paris-Roubaix, një nga më të rrezikshmet e turit.

Çiklisti nga Madridi postoi një foto në Instagram ku shihet brenda një makine pas inspektimit të rrugës, të shoqëruar me komentin: “Pasi pashë rrugën, ka ardhur koha për relaks. Na presin 3 javë të jashtëzakonshme”.

Etapa e katërt e Turit të Francës ka një gjatësi prej 223,5 km dhe vitin e kaluar u fitua nga italiani Vincenzo Nibali, ndërsa Contador dhe britaniku Chris Froome u rrëzuan. Rezultati i kësaj etape ndikoi dhe në renditjen përfundimtare të Turit të Francës, që u fitua pikërisht nga italiani Nibali.

Top Channel