Ja çfarë u bëri Messi mbrojtësve të Paraguait (Video)

01/07/2015 00:00

Argjentina arriti në finale të Kupës së Amerikës, duke shënuar 6 herë në gjysmëfinalen ndaj Paraguait, por edhe këtë herë ylli i Barcelonës nuk arriti te goli.

Pavarësisht kësaj, ai asistoi 3 herë për shokët e skuadrës, ndërsa dhuroi edhe një veprim të jashtëzakonshëm teknik.

28-vjeçari, me shpejtësinë e tij karakteristike, shmangu dy lojtarë të Paraguait, ndërsa të tretit topi i përfundoi poshtë këmbëve dhe më pas u përplas me shokun e tij të skuadrës. Për më shumë ndiqni videon…

Top Channel