Botërori i Femrave, SHBA mund 2-0 Gjermaninë. Kalon në finale

01/07/2015 00:00

Kombëtarja amerikane e femrave mundi 2-0 Gjermaninë dhe u kualifikua për në finalen e Botërorit të futbollit që po zhvillohet në Kanada. Pretendentet kryesore të këtij turneu dhe kampionet e Europës në fuqi shpërdoruan një 11-metërsh me golashënuesen më të mirë të turneut Celia Sasiç.

Pas këtij momenti dhe me ndihmën e gjyqtares rumune, e cila akordoi një tjetër 11-metërsh të paqenë, përfaqësuesja amerikane kaloi në avantazh me Llojd.

6 minuta nga fundi, goli i O’Harës vulosi fitoren e Amerikës, e cila shkon për herë të katërt në finalen e një Botërori.

Finalistja tjetër do të përcaktohet nga sfida Japoni-Angli.

Top Channel