Maqedonia pret Superkupën e Europës në 2017-n

30/06/2015 00:00

Për herë të parë në 2017-n Superkupa e Europës do të zhvillohet në stadiumin “Filipi II” në Shkup. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që u mblodh në Pragë.

Kjo është herë e parë që në Maqedoni do të zhvillohet një ndeshje e këtij nivel, ndërsa në 2010 janë luajtur 5 ndeshje të Kampionatit Europian të femra, deri në 19 vjeç. 

I ndërtuar në vitin 1947, stadium “Filipi II” ka një kapacitet prej 33 mijë spektatorësh. Gjatë vitit 2013, ai pësoi një rikonstruktim.

Superkupa e Europës e këtij viti do të luhet më 11 gusht, në Tbilis të Gjeorgjisë, ndërsa në 2016 do të zhvillohet në Suedi.

Top Channel