Pronari i Valencias blen të drejtat e imazhit të Cristiano Ronaldo-s

29/06/2015 00:00

Një kompani aziatike, “Mint Media”, e cila drejtohet nga pronari i Valencias, Peter Lim, ka blerë të drejtat e imazhit të 3 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.

Marrëveshja është konfirmuar nga vetë portugezi në profilin e tij në “Facebook”, ku thotë se marrëveshja me kompaninë e drejtuar nga miliarderi nga Singapori është 6-vjeçare dhe për këtë ai shprehet i lumtur. 

“Unë jam shumë i lumtur për të njoftuar marrëveshjen time të fundit me “Mint Media”, që është në pronësi të mikut tim, Peter Lim nga Singapori, të cilët do të fitojnë të drejtat e imazhit tim”, shkroi Ronaldo.

Më tej, ai shton se kjo është një lëvizje strategjike për të dhe ekipin që e menaxhon. “Tashmë do të synojmë të dërgojmë ‘markën’ e ‘Cristiano Ronaldos’ në një nivel tjetër, sidomos në Azi”, thotë ai.

Top Channel