I shënoi Brazilit, por…i vdes daja nga gëzimi

29/06/2015 00:00

Derlis Gonzalez ishte heroi i Paraguait duke eliminuar Brazilin nga Kupa e Amerikës.

Sulmuesi i Bazelit barazoi rezultatin në minutën e 72-të, më pas ndeshja shkoi në shtesë dhe sërish 21-vjeçari ishte i fundit që shënoi në goditjen e penalltive, duke e dërguar kombëtaren e tij në gjysmëfinale të kompeticionit.

Por gëzimi i përjetuar gjatë ndeshjes u shndërrua menjëherë në pikëllim për sulmuesin e ri dhe për familjen e tij.

Manuel Irrazabal, 44-vjecar, daja Derlis Gonzalez, ndërroi jetë nga një sulm në zemër pas emocioneve të suksesit të nipit të tij, në një ndeshje aq të rëndësishme.

Top Channel