Mallakastër, një i vrarë dhe dy të plagosur pranë një parcele me kanabis

29/06/2015 00:00

Një 23-vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa dy bashkëmoshatarë të tij janë plagosur rëndë në fshatin Ninësh të Mallakastrës. Alfons Dautaj, 23 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Mariglen Luari, 24 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë. Ndërkohë, Riza F., 22 vjeç, ndodhet në spitalin rajonal të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate, në pyllin e fshatit Ninësh, pranë një parcele të mbjellë me bimë narkotike (kanabis).

Nuk dihet nëse të rinjtë janë qëlluar nga persona të tjerë apo kanë patur konflikt me njëri-tjetrin.

Policia tha se po punon për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel