Kupa e Amerikës, Paraguaji nxjerr jashtë Brazilin

28/06/2015 00:00

Surprizë në çerekfinalen e fundit të Kupës së Amerikës: Brazili është eliminuar nga kompeticioni pas goditjes së 11-metërshave.

Nga pika e bardhë, për skuadrën e drejtuar nga Carlos Dunga gabuan Everton Ribeiro dhe Douglas Costa.

Në barazim 1-1 përfunduan 90 minutat e kohës së rregullt. Goli për Brazilin u shënua nga Robinho, ndërsa për Paraguajin shënoi Gonzalez, me një penallti të dhuruar nga Thiago Silva.

Tashmë, Paraguaji do të luajë me Argjentinën gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Top Channel