Blatter: Nuk e kam dhënë dorëheqjen si President i FIFA-s

26/06/2015 00:00

“Nuk kam dhënë kurrë dorëheqjen nga Presidenca e FIFA-s. Vetëm kam vënë në dispozicion të një kongresi të jashtëzakonshëm mandatin tim”.

Joseph Blatter, 24 ditë pas “dorëheqjes” së tij pas skandalit të korrupsionit në FIFA, saktëson për zviceranen ‘Blick’ se në fakt nuk bëhet fjalë për dorëheqje.

Në 20 korrik do të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i FIFA-s për të diskutuar pozicionin e Blatter dhe ndoshta për të vendosur datën e votimit të presidentit të ri, gjë që do të bëhet jo më përpara se dhjetori i këtij viti.

Deri atëherë, Blatter do të vazhdojë të jetë President i organizmit drejtues të futbollit botëror. Ndoshta edhe përtej dhjetorit…

Top Channel