Prezantuesja që “vrau” Cristiano Ronaldon

26/06/2015 00:00

Një nga prezantueset më të famshme të televizionit brazilian, Fatima Bernardes, në një program televiziv ka ngushëlluar familjen e Cristiano Ronaldos për humbjen e të afërmit të tyre.

Në momentin kur po shkëputej lidhja, ajo e kuptoi lapsusin dhe u mundua të rregullonte gabimin:  “Doja të thoja Cristiano Araujo”.

Prezantuesja ngatërroi futbollistin portugez me një këngëtar të ri, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik disa ditë më parë.

Top Channel