“Wimbledon”, short i lehtë për Djokovic. Murrayn e pret “ferri”

26/06/2015 00:00

Shorti është treguar bujar me kampionin aktual të “Wimbledon”-it, serbin Novak Djokovic që tani llogaritet favorit për të triumfuar sërish. Shorti ka pozicionuar në krahun tjetër Federerin, Murrayn dhe Nadalin, ndërsa mund të përballen mes vete vetëm në finale.

Djokovic do ta nisë mbrojtjen e titullit ndaj gjermanit Philipp Kohlschreiber, që ka treguar gjithmonë paraqitje të mira në fushat me bar. Planet serbit mund t’ia prishë vetëm zvicerani Stan Ëaërinka, por edhe ky me pak mundësi, pasi nuk shquhet në fushat me bar.

Shorti më i vështirë duket për Andy Murrayn. Britaniku në raundin e parë do të luajë ndaj Mikhail Kukushkin, por rrugës për finale do të mund të përballet me emra si Tsonga, Nadal dhe Federer.

Në anën tjetër, shtatë herë kampioni i “Wimbledon”-it, Roger Federer në raundin e parë do të ndeshet me boshnjakun Damir Dzhumur, ndërsa spanjolli Rafel Nadal do të përballet me brazilianin Thomaz Belluci.

Top Channel