De Jong zgjat kontratën me Milanin deri në vitin 2018

26/06/2015 00:00

Nigel de Jong ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në 30 qershor të vitit 2018. Mesfushori holandez është bashkuar me kuqezinjtë në vitin 2012 nga Manchester City dhe ka luajtur 90 ndeshje në 3 sezone të zhvilluara në Serinë A.

30-vjeçari, shënues i 9 golave me Milanin, do të qëndrojë me 7 herë kampionët e Europës deri në moshën 34-vjeçare.

Montolivo, Bertolacci, Bonaventura, Poli, Muntari, Suso, Nocerino, Mastalli dhe Modic do të jenë mesfushorët e tjerë të Milanit për sezonin e ardhshëm, deri në këtë pikë të merkatos.

Top Channel