Alarm në Spanjë, Reali po humbet identitet. Vetëm 8 spanjollë në skuadër

25/06/2015 00:00

Në vitin 2009, kur Florentino Perez mori në drejtim skuadrën e Real Madridit, bëri një premtim: “Reali do të ketë më shumë lojtarë spanjollë”. Në atë kohë, Reali kishte dhjetë lojtarë të kësaj kombësie.

Gjashtë vite më vonë, Real ka të njëjtin numër të lojtarëve spanjollë në skuadër, mirëpo rrezikon që të mbetet me tetë. Kapiteni Iker Casillas dhe Sergio Ramos janë drejt largimit, duke rrezikuar që Reali të humbasë identitetin e tij.

De Gea ka shumë mundësi të transferohet te “galaktikët”, por Marco Asensio pritet të huazohet për sezonin e ri, gjë që do të thotë se numri i spanjollëve do të mbetet i njëjtë.

Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka ndonjë rregull për lojtarët e huaj, prandaj Reali nuk pritet të ketë ndonjë problem në kuptimin administrativ.

Në Champions League skuadrat do të duhen të kenë të regjistruar tetë lojtarë që kanë luajtur nga mosha 15 deri në 21 vjeç, për të paktën tre sezone, në të njëjtin shtet nga vjen skuadra.

Edhe këtu, Reali nuk do të ketë ndonjë problem, pasi braziliani Marcelo është nga mosha 18-vjeçare në Spanjë. Ky i fundit, pritet të jetë edhe kapiteni i ardhshëm i skuadrës, gjithmonë nëse Casillas dhe Ramos largohen.

Top Channel