Samuel Eto’o tranferohet në Turqi. Do të luajë për Antalyaspor

25/06/2015 00:00

Samuel Eto’o do të luajë sezonin e ardhshëm me ekipin turk Antalyaspor, i cili sapo është ngjitur në kategorinë e parë. Në këtë mënyrë, sulmuesi kamerunas ka mbyllur aventurën e tij të shkurtër me Sampdorian në Itali.

Antalyaspor po vazhdon të jetë në kërkim të emrave të njohur të futbollit botëror dhe mediat turke thonë se një prej tyre është edhe Ronaldinho, i cili është larguar javën e kaluar nga Queretaro i Meksikës.

Nëse do të arrijë të bindë brazilianin, Antalyaspor do të ketë në sulm dyshen Eto’o-Ronaldinho, të cilët së bashku fituan Champions League në vitin 2006 me Barcelonën.

Top Channel