Kili kalon në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, mposht Uruguajin

25/06/2015 00:00

Kili është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Amerikës, pasi mposhti Uruguajin me rezultatin 1-0.

Vendasit e Kilit e dominuan thuajse të gjithë takimin, por e gjetën golin vetëm në minutën e 82-të me anë të Mauricio Islas, lojtarit të Juventusit, i cili shfrytëzoi më së miri një dalje të gabuar të portierit Muslera.

Ndeshja u karakterizua nga një lojë e ashpër dhe me tension të lartë. Cavani dhe Fucile u ndëshkuan me kartonë të kuq. Ishte minuta e 62 kur lojtari i PSG bëri një ndërhyrje të gabuar duke e detyruar arbitrin ta ndëshkonte me të kuq. Ndërsa Fucile la fushën e lojës në minutën e 88 pas kartonin të dytë të kuq.

Kili do të presë zhvillimin e ndeshjes mes Bolivisë dhe Perusë për të mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales.

Ndërsa Brazili luan në çerekfinale ndaj Paraguait, Argjentina ndaj Kolumbisë.

Ndeshja finale e Kupës së Amerikës, që këtë vit zhvillohet pikërisht në Kili, do të luhet më 4 korrik.

Top Channel