Leo Messi mbush 28 vjeç

24/06/2015 00:00

Leo Messi mbush sot 28 vjeç. Katër herë fituesi i Topit të Artë sapo ka mbyllur një sezon fantastik me Barcelonën, në të cilin fitoi “Tripletën” dhe u kthye në formën e tij të zakonshme.

Aktualisht, Messi po luan Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe po kërkon të fitojë një nga trofetë e paktë që i ka mbetur pa fituar.

Në karrierën e tij, lojtari më i mirë i momentit ka fituar 7 tituj kampion në Spanjë, 4 Champions League, 2 Botërorë Klubesh, 2 Superkupa Europe, 3 Kupa Mbreti dhe 6 Superkupa Spanje.

Top Channel