Kaka: Milan do të rikthehet i madh

24/06/2015 00:00

Milan do të rikthehet i madh. Ky është besimi i palëkundur i një ish-idhulli të tifozëve kuqezi, Ricardo Kaka. Braziliani ka thënë se ndjen nostalgji për kohën e kaluar në Itali, si dhe vazhdon të ndjekë zhvillimet në kampin kuqezi.

“Kam shumë nostalgji për Milanin dhe Italinë dhe gjithmonë do të jem mirënjohës që pata mundësinë të jepja kontributin tim në futbollin italian. Gjithmonë e ndjek Milanin, kur kam kohë i shikoj edhe ndeshjet, ndërsa lexoj edhe lajmet. Milan do të thotë shumë për mua dhe është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime”, është shprehur Kaka.

Braziliani është shprehur se Milani do të rikthehet i madh, ndërsa ka marrë Juven si shembull, që pasi kaloi problemet, luajti në finalen e Champions-it të këtij viti.

“Jam shumë i sigurtë që Milan do të rikthehet i madh në Itali dhe Europë thjeshtë sepse është skuadër e madhe. Në futboll ka periudha të mira dhe të këqija, por shoqëria është duke kërkuar mënyrat për të dalë nga kjo situatë. Në një kohë të shkurtër ne do ta shohim Milanin në krye, ju mund ta shikoni Juven sot dhe ta merrni si shembull”, ka shtuar ai. 

Ish-numri 22 ka refuzuar të japë një opinion për Filipo Inzgahin si trajner, pasi sipas tij, nuk ka shikuar mjaftueshëm ndeshje për ta gjykuar, ndërsa ka thënë që si mik është njeri i mirë që ia do të mirën Milanit.

Top Channel