Sergio Ramos drejt Manchester United

23/06/2015 00:00

Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Real Madrid këtë verë dhe sipas gazetës spanjolle ‘AS’, mbrojtësi spanjoll do të shkojë në Angli për të luajtur me Manchester United. “Djajtë e Kuq” do të ofrojnë 30 milionë euro plus portierin De Gea për shërbimet e Ramos.

Mendohet se paga e qendërmbrojtësit do të jetë rreth 12 milionë euro në sezon, dyfishi i pagës që merr aktualisht te Real Madrid.

Edhe pse ka kontratë me Realin deri në vitin 2017, Sergio Ramos ka frikë se do e largojnë nga ekipi siç kanë bërë me simbole të tjera, siç ishte rasti i Raul Gonzalez Blanco. Në rast se drejtuesit madrilenë nuk i rinovojnë kontratën me përmirësim page, zv/kapiteni i Realit ka vendosur largimin nga Spanja për në kampionatin anglez.

Top Channel