Kupa e Amerikës, fitore minimale për Argjentinën

21/06/2015 00:00

Një gol i Gonzalo Higuain ka mjaftuar që Argjentina të vazhdojë rrugën për në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

Sulmuesi i Napolit e ka shndërruar në festë paraqitjen e 100 të Lionel Messit me fanellën e kombëtares, pasi siguroi fitoren ndaj Xhamajkas.

Luhej minuta e 11 kur Higuain, edhe pse i rrethuar nga tre lojtarë kundërshtarë, pranon një top në zemër të zonës së Xhamajkas që erdhi nga Di Maria, për ta çuar në rrjetë vetëm disa sekonda më vonë.

Lionel Messi kishte tre mundësi të mira për të shënuar gol, por në të treja rastet portieri xhamajkan i mohoi festën. Traversa shpëtoi nga goli i dytë xhamajkanët edhe në rastin e Higuain, ndërsa më vonë edhe të Di Marias.

Numri 7 i Argjentinës, kishte edhe dy mundësi të tjera, por fati ishte me kundërshtarët.

Argjentina pret që të njihet me kundërshtarin e radhës në çerekfinale. Kombëtarja që pritet të sfidojë skuadrën e Tata Martinos do të zgjedhet mes Ekuadorit, Venezuelës ose Perusë.

Top Channel