Interi mposht Milanin në merkato: Kondogbia firmos me zikaltërit deri në vitin 2020

20/06/2015 00:00

Interi ka fituar derbin me Milanin për mesfushorin Geoffrey Kondogbia. Zikaltërit kanë arritur të firmosin me futbollistin francez të Monaco, kur dukej se kuqezinjtë kishin arritur marrëveshjen dhe pritej vetëm firma.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Interi i ofroi një pagë më të lartë mesfushorit të talentuar. 22-vjeçari Kondogbia do të fitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuse deri në vitin 2020, ndërkohë që për blerjen e tij Interi pagoi 35 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

Kjo është blerja më e shtrenjtë e Interit që kur presidencën e ka marrë Erick Thohir dhe e dyta më e shtrenjtë në historinë e klubit nga Milano. Kondogbia është blerë më shtrenjtë se “Fenomeni” Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Diego Milito apo Hernan Crespo. Vetëm për Christian Vierin është paguar më shumë.

Top Channel