Aksident në Lezhë-Shkodër, 3 viktima

20/06/2015 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në aksin Lezhë-Shkodër. Një automjet është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët në afërsi të Blinishtit, duke shkaktuar 3 të vdekur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20.40, në superstradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i Blinishtit. Mjeti BMW me targë AA879IT, në pronësi të shtetasit V.N, banues në Berdicë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Viktimat janë Dorian Shtjefni, 31 vjeç, Rikard Prendushi, 21 vjeç, dhe një person 20-vjeçar i paidentifikuar ende.

Në aksident ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Stavri Ndrepepaj, i cili pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Lezhës, është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel