Tenis, Federer arrin për herë të dhjetë finalen e Halle-s

20/06/2015 00:00

Roger Federer mposhti me shumë vështirësi kroatin Ivo Karlovic dhe arriti për herë të dhjetë në karrierë finalen e turneut Halle.

Tenisti zviceran fitoi në dy sete me rezultatin 7-6 dhe 7-6. Federer, fitues 7 herë i këtij turneu, do të ndeshet me italianin Andrea Seppi.

Ndeshja Federer-Karlovic zgjati 88 minuta.

Në gjysmëfinalen tjetër, Seppi fitoi pasi japonezi Kei Nishikori u tërhoq në setin e parë.

Top Channel