Merkato, Perez këmbëngul për Agueron

18/06/2015 00:00

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2015, Real Madrid ka shpenzuar rreth 60 milionë euro për të sjellë lojtarë të rinj. Danilo, Lucas Silva, Casemiro, Marco Asensio dhe Odegaard janë transferët e këtij viti, por “galaktikët” pritet që të shpenzojnë akoma më tepër.

Forma e lartë e treguar në kampionatin anglez, duke u shpallur si Këpuca e Artë, por edhe vazhdimësia në Kupën e Amerikës, ka bërë që Perez të mendojë seriozisht për sulmuesin e Cityt, Kun Aguero.

Presidenti i “galaktikëve” mendon se një sulmues si argjentinasi do t’i jepte një injeksion skuadrës, pas një sezoni të dështuar nën drejtimin e Ancelottit. Pavarësisht, planeve të Benitez për ta lënë Ronaldon si numër “9”, Aguero është i nevojshëm për skuadrën.

Kontrata e Agueros me Cityn përfundon në vitin 2019, dhe do të duhet një ofertë jo më pak se 60 milionë euro për ta tërhequr në Madrid sulmuesin.

Ndërkohë, Perez është duke punuar edhe në pistën De Gea, por ky i fundit vazhdon të bëjë presion, pasi e ka shprehur hapur se nuk lëviz nga United, pa u larguar Iker Casillas.

Top Channel