Kupa e Amerikës, Neymar pezullohet me një ndeshje

18/06/2015 00:00

Vetëm një orë pas vendimit të Disiplinës së Kupës së Amerikës, për ta pezulluar me dy ndeshje kapitenin e Brazilit, Neymar, ka ndërhyrë CONMEBOL që ka përgjysmuar dënimin në vetëm një ndeshje.

Numri 10 i “seleçaos” kishte marrë një karton në ndeshje, që do të thoshte se do mungonte në ndeshjen e së dielës kundër Venezuelës, por incidentet e turpshme në fund të takimit, detyruan gjyqtarin kryesor t’i tregonte edhe të kuqin.

Sipas rrjedhjes së ngjarjeve në fushë, Neymar nuk do të luante deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, në rast se Brazili do kualifikohej, por vendimi i befasishëm i federatës së Amerikës Jugore bën që Neymar të rikthehet pas ndeshjes të së dielës.

Top Channel