Galaktika më e shndërritshme emërtohet “CR7”

18/06/2015 00:00

Cristiano Ronaldo nuk është thjeshtë vetëm një yll, por një galaktikë. Kjo pasi numri 7 i Realit ka qenë frymëzim për të emërtuar një galaktikë të re të zbuluar nga fizikantët e Universitetit të Lisbonës.

“Astrophysical Journal” ka njoftuar se astronomët kanë zbuluar galaktikën më të shndërritshme deri më tani, e cila është emërtuar CR7. Fizikantët tani do të vazhdojnë të punojnë për të marrë sa më shumë të dhëna të tjera.

Megjithatë, fizikantët e Universitetit të Lisbonës, nuk janë bazuar vetëm te lojtari, kur kanë menduar ta quajnë galaktikën CR7, pasi kanë pasur në mendje edhe shkronjat e para të “Cosmos Redshift 7″, mjet me të cilin identifikohen objektet që janë shumë larg nga Toka.

Në rastin e kësaj galaktike, ajo gjendet rreth 13 milionë vite dritë larg nesh, por astronomët kanë shtuar se emri simbolizon edhe numrin 7 të Real Madridit.

Cristiano Ronaldo ka lënë pas vetes një sezon të suksesshëm në aspektin personal, duke thyer disa rekorde, por Reali ka ngecur në të treja frontet, duke qenë nën hijen e rivalëve katalanas, të cilët arritën tripletën e dytë në histori të skuadrës.

Top Channel