Aguero, objektivi i Real Madridit për merkaton e verës

18/06/2015 00:00

Sergio Aguero është objektivi i Real Madrid për merkaton e kësaj vere. Drejtuesit e klubit madrilen e konsiderojnë sulmuesin si lojtarin e vetëm që mund të quhet “galaktik” dhe që mund të lehtësojë tifozët madrilenë nga dhimbja e sukseseve të Barcelonës.

Edhe pse në vitin 2015 Reali ka shpenzuar 57.7 milionë euro me blerjet e Danilo (30), Lucas Silva (14), Casemiro (7.5), Marco Asensio (3.9) dhe Odegaard (2.3), Presidenti Florentino Perez kërkon një lojtar mediatik që ta prezantojë me bujë në Santiago Bernabeu.

Ndërkohë, pritet që Reali të blejë nga Manchester United edhe portierin David De Gea.

Verën e kaluar, Real Madrid bleu James Rodriguez për 80 milionë euro, ndërsa para dy vitesh u ble Gareth Bale për 101 milionë euro.

Top Channel