Elbasan, vritet me thikë 41-vjeçari, arrestohet autori

18/06/2015 00:00

Policia e Elbasanit, me anë të një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se rreth orës 07:00 të ditës së enjte ka gjetur një trup pa shenja jete, në afërsi të Kryqëzimit të Cërrikut, tek vendi i quajtur “Ish-thertorja”.

Mësohet se viktima, i identifikuar si Agron Lleshanaku, banues në lagjen “Sul Papri” të Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta në bark dhe në qafë.

Policia shton se viktima është konfliktuar me një person, i cili është kapur kur po largohej në drejtim të Greqisë. 27-vjeçarja Mariglen Brahja u arrestua nga Policia e Tepelenës në vendin e quajtur Ura e Lektit.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Top Channel